Rregullat dhe Kushtet për Ofrimin e Shërbimeve Postare
Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-038 për Shërbimet Postare, përkatësisht nenit 33 të tij, si dhe në përputhje me Rregulloren Nr. 41 për Autorizime të Përgjithshme të ARKEP dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerra nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Posta Delex (tutje: Ofrues i shërbimit), në cilësinë e ofruesit të shërbimeve postare, miraton këto rregulla dhe kushte për ofrimin e shërbimeve postare.
Neni 1 – Përshkrimi i përgjithshëm i shërbimit
Posta Delex ofron shërbime postare: ekspres dhe derë më derë (korrier) për persona fizikë dhe juridikë, duke përfshirë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Neni 2 – Pranimi i dërgesave
- Dërgesat pranohen mbi bazë kërkese ose marrëveshjeje me klientin.
- Klienti është i obliguar të sigurojë adresë të saktë dhe të plotë të marrësit.
- Përmbajtje të ligjshme.
- Paketim të përshtatshëm sipas natyrës së dërgesës.
- Ofruesi i shërbimit nuk pranon dërgesa që janë të ndaluara me ligj ose që paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Neni 3 – Transporti dhe shpërndarja e dërgesave
- Ofrues i shërbimit realizon bartjen/transportin dhe shpërndarjen e dërgesave përmes rrjetit të saj operativ.
- Shpërndarja kryhet vetëm në adresat e specifikuara saktë nga dërguesi.
- Dorëzimi i dërgesave postare do të bëhet në përputhje me standardet e vendosur nga ARKEP si në vijim:
- Brenda qytetit 12- 24 orë
- Brenda regjionit 48 orë
- Brenda territorit të Kosovës 24 orë.
- Ofruesi i shërbimit angazhohet të përmbushë standardet e cilësisë për shperndarjen e dergesave postare në perputhje me Rregulloren 41,përkatësisht D+1: 95 % e dergesave, D+2:5 % e dergesave
- Ofruesi i sherbimit postar mundëson gjurmimin elektronik të dergesave postare nga momenti I pranimit deri në dorëzim (end-to-end tracking):
Neni 4 – Mënyrat e dorëzimit
- Dorëzim personal (derë më derë)
- Dorëzim me nënshkrim (dërgesa të regjistruara)
- Dorëzim tek person i autorizuar në adresë
- Dorëzim me njoftim për tërheqje në pikë shërbimi
- Dorëzim në zyrat/pikat e tij.
Ofruesi siguron dëshmi të dorëzimit dhe monitoron procesin e shpërndarjes.
Neni 5 – Kushtet e ofrimit të shërbimit
- Shërbimet ofrohen në bazë të autorizimit të përgjithshëm nga ARKEP.
- Marrëdhënia me klientin rregullohet përmes kontratës ose këtyre kushteve të përgjithshme.
- Orari i punës:
- E hënë – e premte: 08:30 – 17:00
- E shtunë: 08:30 – 13:30
- Pas ofrimit të shërbimit, klientit i lëshohet faturë fiskale dhe raport i detajuar.
- Ofruesi i sherbimit garanton mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin e dergesave në perputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 6 – Pagesat dhe tarifat
- Tarifat për shërbimet postare përcaktohen në mënyrë transparente, jo-diskriminuese dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Çmimet bazohen në faktorë si:
- lloji i dërgesës,
- pesha dhe dimensionet,
- destinacioni,
- urgjenca e shërbimit,
- shërbimet shtesë.
- Lista e tarifave publikohet dhe vihet në dispozicion të klientëve përpara përdorimit të shërbimit.
- Ofruesi i Shërbimit rezervon të drejtën për përditësimin e tarifave me njoftim paraprak, në përputhje me rregullat e ARKEP.
- Faturimi bëhet në baza mujore ose sipas marrëveshjes dhe përfshin të gjitha detajet e shërbimit (munde te specifikohet ndryshe nga operatori).
- Pagesat mund të realizohen përmes bankës ose formave të tjera të pranueshme.
Neni 7 – Përgjegjësia dhe kompensimi
- Ofruesi i shërbimit është përgjegjëse për humbje, dëmtim ose vonesë të dërgesave kur këto shkaktohen nga neglizhenca e saj.
- Ofruesi i shërbimit nuk mban përgjegjësi në rastet kur:
- dërgesa nuk është ambalazhuar siç duhet,
- përmbajtja është e ndaluar,
- dëmi shkaktohet nga dërguesi ose marrësi,
- ndodhive dhe rrethanave të forcës madhore.
- Kompensimi bëhet në përputhje me kufijtë e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi dhe rregullat e ARKEP.
Neni 8 – Forca madhore
- Forcë madhore konsiderohet çdo rrethanë e jashtëzakonshme jashtë kontrollit të Postës (fatkeqësi natyrore, luftë, vendime shtetërore, etj.).
- Në këto raste:
- shërbimi mund të pezullohet përkohësisht,
- ofruesi i shërbimit nuk mban përgjegjësi për vonesa apo dëme,
- klientët njoftohen kur është e mundur.
- Ofruesi i shërbimit ndërmerr masa për rifillimin e shërbimeve sa më shpejt pas përfundimit të këtyre rrethanave.
Neni 9 – Ankesat dhe Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Klientët kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda afatit ligjor sipas legjislacionit në fuqi.
- Ofruesi i shërbimit është e obliguar të hartoj dhe publikoj procedurat për trajtimin e ankesave në faqen zyrtare.
- Ofruesi i shërbimit është e obliguar të përgjigjet brenda 15 ditëve.
- Palët synojnë zgjidhje mosmarrëveshjeve me mirëkuptim.
- Në rast mosmarrëveshjeje eventuale, klienti ka të drejtë t’i drejtohet ARKEP.
- Ofruesi i shërbimit do ti përgjigjet ARKEP-it në çdo kërkesë dhe ankesë lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Neni 10 – Dispozita përfundimtare
Këto rregulla dhe kushte janë të detyrueshme për të gjithë përdoruesit e shërbimeve postare dhe publikohen në përputhje me kërkesat ligjore për transparencë dhe mbrojtje të konsumatorit.