← Kthehu
NJOFTIM PËR KLIENTËT - RIMBURSIM I PAGESAVE (ALIEXPRESS)

NJOFTIM PËR KLIENTËT - RIMBURSIM I PAGESAVE (ALIEXPRESS)

28 Shkurt 2026

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se, në lidhje me porositë nga AliExpress, kompania Delex, në bashkëpunim me ARKEP, ka kërkuar që të gjithë klientët të rimbursohen për pagesat e kryera.

Rimbursimi do të realizohet nga bashkëpunëtori zyrtar i AliExpress për dërgesa në rajonin e Kosovës, Posta Intex (Shqipëri).

Gjithashtu, ju sqarojmë se Delex asnjëherë nuk ka marrë vendim për tarifën e kërkuar, por vetëm ka zbatuar kërkesën e Postës Intex, si bashkëpunëtori zyrtar i AliExpress për dërgesat në rajonin e Kosovës.

Për realizimin e procedurës së rimbursimit, klientët mund të paraqiten personalisht në adresën:

Rruga e Pejës nr. 876, Fushë Kosovë

ose të kontaktojnë përmes:
Tel.: +383 (0) 49 111 231
E-mail: [email protected]